Presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe Zonja e Parë, Mishel, i dërguan urimet më të mira popullit amerikan, ndërsa shprehën shpresën që kjo ditë të dhurojë paqe dhe shpresë në të gjithë botën.
Njëkohësisht, ata falenderuan ushtarët dhe veteranët për sherbimin dhe sakrificën që kanë bërë për atdheun, ndërsa u bënë thirrje amerikanëve që të bëjnë më shumë për të tjerët.
”Të japim vetveten, t’i shërbejmë të tjerëve, për këtë është kjo feste. Për familjen time dhe miliona amerikanë, kjo është Krishtlindja. Na kujton atë pjesë, se të duash Zotin, do të thotë të duam njëri-tjetrin, të jemi kujdestar i vëllait dhe motrës sonë. Por, ky besim nuk është vetëm qëndra e besimit tonë të krishterë. Ai ndahet nga amerikanët e të gjithë besimeve dhe formimeve…. Kjo është arsyeja përse çdo vit duhet të japim vullnetarisht kohën tonë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht të vobektit e të pastrehët. Kështu, çfarëdo të besoni, ngado të jeni, le të kujtojmë shpirtin e kujdesit, që na lidh në këtë festë si amerikanë. Secili prej nesh mund të bëjë pjesen e tij në sherbim të bashkësive dhe vendit tone, jo vetem sot, por çdo dite”, u shpreh Obama, në mesazhin e tij të urimit të transmetuar në televizion.
Të njëjtin urim përcolli edhe bashkëshortja e tij, Mishel Obama. Presidenti Amerikan, bashkë me familjen po i kalon pushimet në Hauai, një ditë pasi firmosi ligjin për të zgjatur shkurtimin e taksave për dy vjet të tjerë.
Top Channel