Kubë, mbyten 38 emigrantë haitianë

25/12/2011 10:05

Të paktën 38 emigrantë klandestinë nga Haiti humbën jetën mëngjesin e së dielës, pasi gomonia që po i transportonte u përmbys në afërsi të Kubës.

87 persona të tjerë janë shpëtuar prej autoriteteve, të paktën sipas asaj që raporton televizioni shtetëror. Mjeti lundrues pësoi incidentin vetëm 100 metra nga bregu.

Incidentet fatale që përfshijnë emigrantë nga Haiti, vendi më i varfër në dy kontinentet amerikane, nuk janë të rralla.

Në vitin 2009, 70 haitianë humbën jetën duke tentuar të realizonin një udhëtim të guximshëm në SHBA, ndërsa në maj 2007, 61 emigrantë humbën jetën, pasi anija e tyre u mbyt pranë ishujtve Turks dhe Caicos, territor i administruar nga Britania e Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA