Shtrohet në spital Filipi i Edinburgut

24/12/2011 04:34

Duka i Edinburgut, princi Filip, i shoqi i mbretëreshës Elizabetë të Britanisë, është shtruar në spital për shkak të dhimbjeve në gjoks, u bë e ditur nga, Buckingham Palace.

Princi Filip u trajtua për një arterie koronare të bllokuar, ndërkohë që u krye ndërhyrja për c’bllokmin e saj.

Duka, 90 vjec, sic bëjnë të ditur burimet, ka qenë transportuar me aereoambulancë nga Sandringham në njësinë e kardiologjisë në Spitalin Papworth në Cambridgeshire. Më i madhi në vend ky për problemet kardiovaskulare.

Familja Mbretërore ishte mbledhur në Sandringham, afër Kembrixh, për të festuar Krishtlindjet, një traditë e familjes kjo.

Në komunikatën e tij Pallati Mbretëror tha se nga testet, Dukës, i’u gjet një arterie koronare e bllokuar e cila kishte shkaktuar dhimbjen në gjoks. Por mjekët bënë trajtimin e duhur.  

Princi Filip, do të qëndrojë në spital nën vëzhgimin e mjekëve për një periudhë të shkurtër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA