Mbështetje fëmijëve në nevojë
24/12/2011 20:25
Marinsat amerikanë u gjenden pranë 50 fëmijëve me probleme që trajtohen në qendrën sociale në njësinë numër 6 në kryeqytet.
Me rastin e festës së Krishtlindjeve, marinsat amerikanë në vende të ndryshme e kanë kthyer në traditë përgatitjen e dhuratave për fëmijët në nevojë. Në shpërndarjen e dhuratave për 50 fëmijët e kësaj qendre në Tiranë ishte dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu.
Arvizu ka ndjekur një koncert të shkurtër të përgatitur nga këto fëmijë, të cilët vuajnë nga autizmi, sindromi dawn, sëmundje epiletike e probleme të tjera.
Në një ditë si kjo, në prag të Krishtlindjeve, edhe këta fëmijë kanë gëzuar njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre.
Top Channel