Kuba tha se do të lirojë 2.900 të burgosur, përfshirë edhe disa të dënuar për krime politike, në ditët e ardhshme.
Organi qeverisës të vendit, Këshilli i Shtetit, tha se masa ishte një gjest i vullnetit të mirë pas marrjes së “shumë”, kërkesave nga të afërmit dhe institucionet fetare.
U tha se shumë nga ata që do të lirohen janë të sëmurë, gra apo pleq.
Por qytetari amerikan, Alan Gross, i dënuar për krime kundër shtetit, nuk ishte në listë, sipas raportimeve.
Zëvendës Ministrja e Jashtme, kubaneze, Jozefina Vidal tha për “Associated Press” se “Amerikani, i cili është duke kryer 15 vjetët e dënimit në një burg kuban, për shkak se mori pajisjet e internetit në ishullin komunist, nuk është në listë”.
Refuzimi i Havanës për ta lënë të lirë atë, i ka lënë marrëdhënie të ngrira me SH.B.A.
Këshilli i Shtetit njoftoi këtë të premte planin për lirimin e të burgosurve.
“Të gjithë ata kanë kryer një pjesë të rëndësishme të dënimit të tyre dhe kanë treguar sjellje të mirë,” thuhet në një deklaratë zyrtare qeveritare, cituar nga Prensa Latina.
Megjithatë, Këshilli i Shtetit theksoi se personat e dënuar për krime të rënda si, spiunazh, vrasje ose trafik droge, nuk do të jenë pjesë e amnistisë.
Top Channel