Jemen, 7 viktima në demonstratën anti-Saleh

24/12/2011 17:25

Forcat e sigurisë kanë qëlluar mbi një turmë demonstruesish duke vrarë 7 persona në Jemen, bëjnë të ditur burime mjekësore.

Protestuesit kundër regjimit të presidentit Ali Abdallah Saleh janë qëlluar me armë zjarri në një lagje në periferi të Sanaa.

Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur kur policë dhe njerëz të tjerë të armatosur, besnikë të Saleh, kanë hapur zjarr ndaj turmës prej mijëra njerëzish të cilët marrnin pjesë në një marshim.

Protestuesit kërkonin ndjekjen penale për presidentin Saleh, i cili dha dorëheqjen pasi ra pas disa muajsh protestë. I plagosur në shtator nga një cifël bombe që shpërtheu pranë kryeministrisë, Saleh pranoi të dorëzonte detyrën e tij shtetërore, në këmbim të imunitetit nga hetimet.

Jemeni, me popullsi prej 24 milion banorësh, është vendi më i varfër i botës arabe, përballet me sfida si vështirësitë ekonomike, lëvizjet separatiste dhe lindja e rrymave militante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA