Të ardhurat e familjeve të huaja me banim në Itali janë mesatarisht sa gjysma e atyre italiane.
Kjo është një prej të dhënave të një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar i Statistikave në bashkëpunim me Ministrinë e Politikave Sociale.
Të dhënat e përpunuara janë ato të vitit 2009, pra përpara krizës ekonomike, dhe dëshmojnë se mesatarisht se familjet e emigrantëve përfitojnë sa 56% e familjeve italiane, me një mesatare prej 1200 eurosh në muaj.
Shifrat konfirmojnë gjithashtu se për shqiptarët të ardhurat janë më të larta se mesatarja e të huajve me banim në Itali.
Nga raporti del se për një të huaj puna fillon në moshë më të re dhe përfundon në një moshë më të vjetër se për italianët. Madje, edhe kur del në pension një emigrant merr sa 1/3 e mesatares së një vendasi.
Shifrat përgënjeshtrojnë ata që dyshojnë në vullnetin e emigrantëve për të punuar dhe për të paguar taksat. Vetëm gjatë vitit të kaluar në arkat e shtetit italian kanë mbërritur 6 miliardë euro, të derdhura nga personat e lindur jashtë Italisë.
Top Channel