BE, “të përshtaste praninë në Kosovë”

24/12/2011 00:00

Bashkimi Evropian duhet të përshtaste praninë e tij në Kosovë, duke
pasur parasysh angazhimin e qartë në shanset evropiane të Kosovës.

Kështu ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, në një prononcim për “SETimes”.

Disa ditë më parë baronesha Ashton emëroi sllovenin Samuel Zbogar si shef të zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Zbogar kishte deklaruar më parë për mediat sllovene se kishte aplikuar për postin në fjalë muajin e kaluar, me shpresën se me eksperiencën e tij diplomatike në Ballkan do të zgjidhej.

Zbogar, ministër i Jashtëm në ikje i Sllovenisë, do të zëvendësojë në këtë post italianin Fernando Gentilini, të cilit i skadon mandati i tij në janar.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve “AFP”, Sllovenia kishte kritikuar vazhdimisht Catherine Ashton se nuk ka emëruar asnjë slloven si zyrtar të lartë në shërbimet e jashtme evropiane.

Ndërsa më herët gjatë muajit, Ashton dhe komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle i kërkuan Serbisë që të zbatojë marrëveshjet e arritura në bisedimet me Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA