Shpërthim kamikaz në Damask, viktima

23/12/2011 10:55

Dy shpërthime tronditën mëngjesin e së premtes kryeqytetin e Sirisë, Damaskun.
Një atentat i dyfishtë, vepër e kamikazëve ndodhi të premten në mengjes
kundër dy bazave të inteligjencës siriane në Damask. Atentatorët kanë
goditur duke përdorur edhe dy makina te mbushura me eksploziv.

Forcat e sigurisë kanë ndaluar një person, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i kamikazëve. Televizioni shtetëror sirian e ka cilësuar këtë si vepër të Al Kaedas, ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Televizioni Dunia,zëri i regjimit të presidentit Bashar al-Assad, njofton se tek makinat e përdorura nga kamikazët janë vënë re disa imazhe të Osama bin Laden.Ndërkohë sipas aktivistëve sirianë është shumë herët që televizioni shtetëror ta përcaktojë se cilët janë përgjegjësit e ngjarjes. Përmes rrjeteve sociale, sidomos në Twitter, ngrihen hipoteza se kjo është një ngjarje e krijuar nga ana e regjimit.

Bilanci i viktimave

Për momentin thuhet se 40 persona kanë vdekur dhe se rreth 100 të tjerë janë plagosur. Por numri mbetet ende i pasaktë, ndërsa nga pamjet shihen se janë dëmtuar ndërtesa të tjera vec atyre ku ndodhën shpërthimet. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror tregojnë njerëz që mbajnë trupa pajetë, ndërsa kaosi mbizotëron në Damask.

“Eshtë një akt cnjerëzor dhe i tmerrshëm që godet Sirinë në një moment shumë të vështirë”, shprehet spikerja e televizionit publik në studio.

Atentatet janë kryer në ambientet e selisë së Sigurisë së Shtetit dhe në një lagje tjetër tepër të rëndësishme që quhet Kafr Susa. Sistemi i pushtetit sirian bazohet në një sistem kontrolli të rendit publik që i është besuar katër agjencive: Agjencisë së Sigurisë së Shtetit, Agjencisë së Sigurisë Politike, Agjencisë së Shërbimeve të Sigurisë Ajrore dhe Agjencisë së Shërbimeve të Sigurisë Ushtarake.

Regjimi i presidentit Bashar al Assad tenton prej muajsh që të vërë poshtë më dhunë levizjen e kundërshtarëve të pushtetit. Deri më sot 5 mijë persona kanë vdekur në përleshjet me autoritetet siriane. Ndërkohë në mënyrën më të cuditshme presidenti Al Assad komentoi se viktimat kanë qenë nga radhët e bandave të armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA