Lushnjë, aksident rrugor, vdes i riu

23/12/2011 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor
Fier-Lushnje.Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Vajkan ku një makinë Wolkswagen Polo ka përplasur 20-vjecarin Arjan Shala nga fshati Bitaj i
Lushnjës.

Goditja ka qene e forte dhe i riu ka marrë plagë të rënda në kokë. Dhe pse drejtuesi i mjetit që e aksidentoi Leonard Sherifi e transportoi menjeherë ne spital 20-vjecari Shala nuk mundi te shpetoje.

Sipas policise, e cila mberriti ne vendgjarje shkak i aksidenti ka qene prerja e rruges nga ana e te riut gje, e cila nuk eshte vene re nga drejtuesi i mjetit duke e mare zvarre per disa metra. Vetë 20-vjecari nuk kishte kasken mbrojtese.Policia e Lushnjes ndaloi drejtuesin e makines Leonard Sherifi 45 vjec nga Fieri.

Milot, përmbyset kamioni

Era e fortë e mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar rrëzimin e një trajleri me targa malazeze në Urën e Milotit.
Automjeti i ngarkuar eshte permbysur ne rruge ne kete zone te njohur per eren e forte.

Nderkohe mesohet se ne permbysjen e mjetit ka ndikuar edhe shpejtesia e madhe. Rrezimi mjetit ka bllokuar levizjen ne kete rruge per gjashte ore deri sa eshte bere i mundur largimi. Policia ka devijuar qarkullimin e mjeteve ne aksin e vjeter rrugore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta