Serbisë i ka kushtuar Kosova gjatë këtij viti me ftohjen e marrëdhënieve
me disa shtete të rëndësishme. Përveç Bashkimit Evropian, Gjermania dhe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Franca e Austria nuk janë
shumë të lumtur për qëndrimet e Serbisë.

Por, grindja me shtetet e huaja ka ndikuar edhe tek opinion publik pasi nga dy të tretat e qytetarëve që mendonin se duan integrimin në Bashkimin Evropian, një hulumtim i javës së kaluar ka treguar se kjo mbështetje ka rënë në 50 për qind dhe besimi më nuk ekziston.

Ndërsa dy të tretat mendojnë se kusht për këtë do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës. Burimet jozyrtare kanë bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve në Beograd ka qëndruar Kristof Hojzgen, këshilltar politik i kancelares gjermane, Angela Merkel. Ndërsa, sipas këtyre burimeve, Gjermania ka qortuar edhe ambasadorin e saj në Serbi pasi, sipas tyre, ai mbase nuk ka sqaruar mirë qëndrimin e shtetit pasi serbët janë dukur të befasuar.
Analisti serb, Obrad Kesic, ka theksuar se marrëdhëniet e Serbisë me SHBA-të janë ftohur kohëve të fundit për shkak të Kosovës pasi ky problem është një nga me të rëndësishmit dhe kritikët për këtë shtet. Sipas tij, qëndrimi i Uashingtonit është se Serbia ka dhënë premtime për të hequr institucionet paralele dhe normalizimin e marrëdhënieve pa njohje zyrtare,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA