Kryeredaktorët e pronarët e rrjeteve mediatike dhe gazetave në Kosovë janë rreshtuar kundër ndryshimeve që parashikon në sektorin e medias kodi i ri penal, i cili sipas tyre, do të dëmtojë shtypin e lirë.
“Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara në kodi, qeveritarët e vendit pretendojnë ta kontrollojnë secilën informatë që del në opinion dhe njëkohësisht t’i shantazhojnë gazetarët dhe mediat kritike ndaj qeverisë”, shkruan “Zëri”, në numrin e së premtes.
Janë dy nenet e reja që ngjallin debat, konkretisht neni 37 dhe 38 i kodit penal, të cilët flasin mbi përgjegjësinë penale të kryeredaktorëve, botuesve, shtypshkronjësve ose prodhuesve dhe për mbrojtjen e burimit të informacionit.
Sipas botuesve dhe kryeredaktorëve, nëse një ligj i tillë do të miratohet, në Kosovë do të rikthehet censura mbi mediat për herë të parë që në kohën e ish-Jugosllavisë. “Nëse këto ndryshime nuk do të anullohen, atëhëre liria e shtypit kosovar do të rreshtë së ekzistuari”, u shpreh për Zërin avokati Tom Gashi.
Top Channel