Autoritetet kineze burgosën një prej aktivistëve më të njohur pro lëvizjeve demokratike, shkrimtarin Chen Wei.
Ai do të qëndrojë pas hekurave për nëntë vitet e ardhshme, pasi nëpërmjet veprave të tij ka “frymëzuar rebelimin ndaj shtetit”.
Chen publikoi disa ese në një faqe interneti duke kërkuar më shumë liri shtypi dhe reforma demokratike në shtetin që udhëhiqet nga një sistem një-partiak.
Më parë gjatë vitit, ai u shndërrua në një prej disa qindra disidentëve të ndaluar pas protestave të ndodhura në Kinë, të frymëzuara nga Pranvera Arabe.
Chen mbajti një qëndrim sfidues gjatë gjykatës në prononcimin e dënimit të tij, duke u shprehur se “do të vijë dita që demokracia do të mbretërojë edhe në Kinë. Ky gjyq është një shou politik, ndërsa dënon një njeri vetëm sepse pati guximin të thonte publikisht atë që mendon”.
Shkrimtari ka qenë edhe më parë në burg, për shkak të pjesëmarrjen e tij në revoltën e sheshit “Tiananmen” në vitin 1989, kur katër mijë studentë nga disa qindra mijëra që kërkonin ndryshime politike u shtypën me tanke nga autoritetet.
Top Channel