Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës ulja e temperaturave ka sjellë problemin e ngricave dhe akullit në rrugë.
Gjatë orëvë të mëngjesit në disa pika të akseve nacionale prania e akullit është bërë problematike. Rruga Korcë-Kapshticë dhe Kapshticë-Kozane në Greqi është bërë e pakalueshme duke penguar lëvizjen e emigrantëve për festat e fundvitit.
Me pas u njoftua edhe bllokimi i levizjes se mjeteve te vogla dhe kjo situate mund te zgjase dy dite. Policia greke njoftoi bllokimin e levizjes se mjeteve te renda dhe autobuzeve per shkak te debores dhe akullit ne rruge.
Probleme me akullin jane shgaqur edhe ne rruget nacionale, ne Qafen e Llogarase, Qafa e Muzines, në Vlore e Gjirokaster, rruga nacionale Përmet-Leskovik ka prani akulli. Ne Qafen e Qarrit, rruga Erseke-Korce keshillohet te evitohet ose te perdoren me kujdes zinxhiret. Edhe ne Qafe-Thane ka prani akulli, ndersa ne oret e para te mengjesit, probleme me ngricat kishte edhe ne Qafe-Krrabe. Ne qarkun e Gjirokastres disa komuna ne Permet jane te bllokuara, edhe ne Korcë jane bllokuar komunat ne zonat e thella ne Dardhe, Lekas dhe Moker, ketu disa rruge jane te pakalueshme.
Debora ka bere te pakalueshme rruget Tamare-Vermosh dhe Boge-Theth, trashesia e debores ne zone eshte mbi 1 meter. Edhe ne qarkun e Kukesit disa fshatra ne Tropoje jane bllokuar ndersa ne rruget nacionale ka prani akulli. Probleme te ngjashme ka edhe ne komunat e Dibrës dhe rrethin e Bulqizës. Probleme janë hasur në komunat Qafë-Buall, Fushë-Bulqizë e Maqëllarë. Në Dibër mbeten të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës e Sllove. Drejtorite rajonale te rrugeve po punojne per te mbajtur te hapura rruget dhe kalimin.
Top Channel