Grevat paralizojnë Portugalinë

23/12/2011 15:15

Portugalia është vendi i radhës që preket nga vala e grevave në Europë. Punonjësit e hekurudhave kanë ndërprerë punën për tre ditë, cka solli pezullimin e një pjese të mirë të shërbimeve në rang kombëtar pikërisht në prag të festave.

Aksionet kundër masave shtrënguese ekonomike paralizuan një ditë më parë edhe trafikun në Belgjikë e Francë, me ndikim të drejtpërdrejtë mbi udhëtimet në mbarë “Kontinentin e vjetër”.  

Probleme të ngjashme u shënuan dhe në Gjermani e Holandë. Greva ka patur gjatë javevë të fundit edhe në Greqi, Itali, Qipro e Britani, si formë proteste ndaj shkurtimit të buxheteve në këto vende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA