Turistët nuk do mund të vizitojnë dot për Krishtlindje muzetë dhe zonat e tjera arkeologjike në Greqi.

Kjo për shkak se të gjitha këto zona, tepër të frekuentuara në vendin Helen, do të jenë të mbyllura, si pasojë e një greve 48 orëshë të ndërmarrë nga ruajtësit e këtyre zonave. Ata do të bojkotojnë punën në shenjë proteste kundër masave shtrënguese të qeverisë në datat 24 dhe 25 dhjetor.

Punonjësit ankohen se që prej dy muajsh, përvecse po vuajnë shkurtimet e ndjeshme në personel dhe para, nuk kanë marrë as atë pagë që u takon.

Autoritetet përkatëse u munduan të arrijnë një marrëveshje me punonjësit e ruajtjes së muzeve dhe zonave të tjera të antikitetit, por nuk arritën dot në një marrëveshje. 

57% e grekëve ulin shpenzimet për dhuratat

Ndërkohë, një sondazh ndërkombëtar i kryer nga shoqëria “Nielsen” dhe i publikuar nga e përditshmja lokale “Kathimerini” ka zbuluar se më shumë se gjysma e konsumatorëve grekë kanë në plan të shpenzojnë më pak për dhuratat e Krishtlindjeve të këtij viti.

Në Bashkimin Evropian, kuota prej 57 për qind e konsumatorëve grekë që kanë ndërmend të ulin shpenzimet për dhuratat vjen pas asaj prej 67 për qind që janë konsumatorët e Portugalisë.

Kategoria e dhuratave që do të vuajë më shumë nga ulja e shpenzimeve është ajo e veshjeve, me 52 për qind e të intervistuarve që kanë thënë se këtë vit do të paguajnë më pak për të dhuruar rroba dhe aksesorë.

Mesatarja e atyre që në vendet e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se do të shpenzojnë më pak për dhuratat është 28 për qind.

Grekët, sipas sondazhit, do të shpenzojnë më pak edhe për objektet elektronike, librat, lodrat dhe artikujt për shtëpinë.

Gjithësesi, kjo anketë ka zbuluar gjithashtu se 3 për qind e grekëve kanë në program këtë vit që të shpenzojnë më shumë për dhuratat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA