Një autobus i shoqërisë “Albatrans”, që lidh Tiranën me Athinën nga Kapshtica, ka pësur një defekt pak përpara mesditës së të premtes në Dishnicë, sapo kalon kthesën për në Korcë.
Deri në orën 19.30 të pasdites autobusi ka qenë gjithë kohës i bllokuar dhe udhëtarëve nuk u është dhënë asnjë sqarim nga shoqëria.
Në autobus kishte udhëtarë nga të gjitha grupet, edhe fëmijë, dhe pavarësisht temperaturave tepër të ulëta, atyre nuk u është ofruar asistencë.
Një pjesë e udhëtarëve e kanë vazhduar udhëtimin drejt Greqisë me mjete të tjera. Nuk është hera e parë që udhëtarët shqiptarë mbeten viktima të defekteve teknike të autobusëve apo edhe avionëve të linjave ndërkombëtare.
Por, gjithmonë në këto raste, kompanitë nuk tregojnë as më të voglin kujdes për t’i informuar për defektin dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për vazhdimin e udhëtimit.
Top Channel