Policia austriake ka zhvilluar në ditët e fundit një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar ballkanas, duke arrestuar 55 persona, anëtarë të grupit kriminal të njohur si “Mafia e Frankfurtit”.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “INA”, sipas të cilës gjatë operacionit, të koduar me emrin “Drejtuesi”, agjentët e policisë së Vjenës kanë sekuestruar 19 kilogramë drogë të llojit heroinë dhe 50 mijë euro.

Grupi mafioz përbëhej nga shtetas maqedonas, të cilët përvecse në Austri ushtronin aktivitet kriminal edhe në Gjermani, duke përdorur shpërndarës serbë.

Grupi kishte vazhduar me aktivitetet e tij, ndonëse me përmasa më të vogla, pavarësisht se në dhjetor të vitit të kaluar kishte marrë një goditje të rëndë pas arrestimit të rreth 400 personave.

“Grupi mafioz kishte ndryshuar strukturën. Tani ai ishte më fleksibël dhe më i përforcuar përmes shpërndarësve serbë të drogës”, ka deklaruar shefi i policisë së Vjenës, Martin Rudni.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme në Shkup ende nuk ka dhënë hollësi lidhur me operacionin e policisë austriake dhe numrin e personave të arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA