Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
Në një ceremoni simbolike përpara godinës së qeverisë kosovare, Lëvizja
Vetëvendosje shpalli kandidaturat për cmimin “Politikani më i
besueshëm.”
Propozimet e kësaj lëvizjeje opozitare janë emrat e kryeministrit Hashim Thaci, zëvëndëses së tij Edita Tahiri dhe ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shpërndanë afishe me premtimet e parealizuara sipas tyre nga Thaçi, Rexhepi dhe Tahiri lidhur me shtrirjen e autoritetit shtetëror në gjithë territorin e vendit.
Aktivisti Frashër Krasniqi tha se “Kryemashtruesi i kësaj Qeverie, Hashim Thaçi ka kohë që i gënjen qytetarët e Kosovës’.
“Edhe në vitin 2008, tha Krasniqi, Hashim Thaci pati deklaruar se strukturat paralele do të shuhen. Ndërkohë që ne sot e kemi një shtet ku në një pjesë të territorit nuk funksionon fare Qeveria e Kosovës” u shpreh aktivisti i Vetevendosjes.
Afishet me premtimet e tre politikanëve, kandidatë për çmimin “Politikani më i besueshëm”, levizja Vetëvendosje i ka ngjitur në të gjitha rrugët e Prishtinës, por edhe në të gjitha komunat e Kosovës.
Top Channel