Totozani: Aleancë me Shoqërinë Civile

22/12/2011 22:45

Në intervistën e tij të të parë për Top-Channel, pas votimit në Parlament, avokati i ri i popullit, Igli Totozani flet për procesin e përzgjedhjes nga komisioni PS e deri tek votimi kandidaturës në Parlament. Zoti Totozani rendit disa prej ndryshimeve që pritet të sjellë në institucionin e Avokatit të Popullit.

TCH: Si e keni pritur  fillimisht përzgjedhjen nga komisioni PS për postin e avokatit të popullit dhe votimin e kandidaturës tuaj në parlament pasditen e së enjtes?

Igli Totozani: Dua të thëm se mund ta marr si një të tërë të gjithë këtë procedurë që nga dita kur u shpall nga Partia Socialiste krijimi këtij komisioni, deri ditën e sotëme kur parlamenti vendoni me një shumicë që më ben krenar me 127 vota pro me një votim të fshehtë e kam marrë me shumë emocion dhe me shumë seriozitet. Prej kohësh unë jam marrë me të drejtat e njeriut kryesisht në burgje dhe emigracion, dhe besoja se nëpërmjet institucionit të Avokatit të Popullit do të mundja që të garantoja sa më shumë që të isha i mundur këto të drejta për qytetarët shqiptarë.

TCH: Cfarë do të mundohet të ndryshojë Igli Totazani në institucionin e Avokatit të Popullit?

Igli Totozani:
Ajo që do të doja menjëherë të ndërhyja do të ishin në rradhë të parë, ndërtimi ose konceptimi i strukturës së brëndshme të institucionit të mbi bazën e parimit të qeverisjes së mirë të BE-së. Po kështu e rëndësishme do të jetë për mua vendosja e një dialogu me të gjitha institucionet shtetërore të cilat nën një mënyrë apo tjetër i lidh puna ose objekti i punës me të drejtat e njeriut. Do të studionim bashkarisht, unë ndërkohë kam disa ide që me kohën do të bëhen të ditura për disa ndryshime legjislative qoftë në ligjin e Avokatit të Popullit qoftë në ligje të tjera në mënyrë që të përmirësohen sa më mirë sa më dukshëm të drejtat e njeriut në Shqipëri. Kam një prioritet që mund ta quaj si më të rëndësishëm krijimin e një aleance mes shoqërisë civile dhe masmediave në Shqipëri sepse i konsideroj si dy aleatët më të ngushtë të Avokatit të Popullit në realizimin e qëllimeve të tij të mbrojtjes dhe promovimit të Drejtave të Njeriut. Kam lënë për në fund ndoshta ëmblsirën një dialog një hapje një diskutim i vazhdueshëm konsultim i vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar sepse e quaj të rëndësishëm prezencën e tyre në Shqipëri dhe e quaj të rëndësishëm, sidomos mbi të gjitha Shqipërinë tonë në Europë.

TCH: Si do ta komentonit punën e deritanishme të institucionit të Avokatit të Popullit dhe atë të zotit Dobiani të cilin do ta zëvendësoni?

Igli Totozani: Puna e Avokatit të Popullit ka një histori jo të gjatë, jo të shkurtër. Pra, ka një histori mbi 10-11 vjecare . Duhet se sigurisht në hapat e parë të institucionit sfidat e tij nuk janë vetëm të drejtat e njeriutjanë edhe vetë ndërtimi institucionit dhe gjetja e njerëzve të përshtatshëm . Duhet thënë që zoti Dobjani në këtë drejtim ka bërë një punë të lavdërueshme. Unë mendoj që është e udhës dhe besoj se duhet të themi që duhet lavdëruar për punë e tij që e solli këtë institucion deri në ditët tona, një institucion të stabilizuar me struktura që natyrisht do të kenë nevojë për përmirësime që i sjell koha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA