Qytete të ndryshme të Maqedonisë janë gdhirë mëngjesin e së enjtes nën
reshjet e dëborës, të cilat shënuan njëherë e mirë hyrjen e stinës së
dimrit në vend.

Sipas raportimeve të mediave lokale, dëbora ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, në disa zona të të cilit fryjnë edhe erëra të forta.

Erërat janë të pranishme kryesisht në pjesët lindore dhe veriore të Maqedonisë, me një fuqi rreth 70 kilometra në orë.

Ndërkohë, temperaturat e mëngjesit kanë lëvizur mes -4 gradë deri në 1 gradë Celsius, ndërsa më vonë kanë lëvizur mes -3 dhe 3 gradëve.

Mediat lokale shtojnë më tej se në Shkup dhe rrethina është një mot i vrenjtur, me reshje shiu dhe temperatura të ulëta deri në 1 gradë Celsius.

Në disa zona reshjet e dëborës kanë vonuar qarkullimin e automjeteve, të veturave dhe kamionëve të tonazhit të rëndë, por nuk kanë shkaktuar probleme serioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA