Menjëherë pas rrëzimit në Kuvend të nismës së Partisë Socialiste për heqjen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve ka reaguar edhe kreu i PS, Edi Rama, i cili përmes faqes së tij në internet e cilësoi këtë si tregues e rrugeve të ndryshme që ndjekin të dyja palët.

”Partia Socialiste”, siç thotë në editorialin e tij zoti Rama, “kërkon më shumë drejtësi, duke e ndarë me të drejtë barrën e taksave, ndryshe nga qeveria që sipas kryesocialistit kërkon të sundojë përmes padrejtesise, duke taksuar veten në menyrë të njëjte me shqiptarët e papunë, me policët, me arsimtarët, puntorët e thjeshtë, e pensionistët. Te gjitha keto kategori duhet te paguajne njesoj taksa sa pasaniket e ketij vendi”.
 
“Për qeverine”, shkruan me tej lideri i opozites, “nuk egziston kriza ekonomike qe ka vene perfund Shqiperine dhe shqiptaret”.  

Sipas tij, diçka e tillë dallohej edhe ne shifrat e prodhuara nga censusi i fundit qe tregonte rritjen drastike te numrit te familjeve shqiptare qe mbajne frymen gjalle me ndihme ekonomike.

Çka duket per kryesocialistin edhe ne kete tabele te publikuar ne faqen e tij, Kukesi, Dibra, Lezha apo Shkodra jane lene ne gjendje te mjerueshme.
 
E jo vetem kaq, po sipas zotit Rama, gjithcka shkrihet me manipulimet e shifrave nga ana e INSTAT, i cili mbulon gjithçka duke ofruar nje realitet te rreme per Shqiperine.

Pjesen me te ashper ne editorialin e tij, kryesocialisti e ka perqendruar pikerisht tek rrezimi i nismës se sotme. Kjo, sipas zotit Rama ndan dy bote, njeren qe vepron e punon per Shqiperine e shqiptaret e tjetren qe ka objektiv veç xhepat e saj.

Ne perfundim, Edi Rama e ve theksin tek hartimi i programit te ri, i cili, siç ai thote, “do te beje qe ai qe fiton me shume te paguaje me shume, e ai qe fiton me pak te paguaje me pak”.

E kjo, per Zotin Rama, do te realizohet menjehere pas rikthimit ne pushtet te opozites se sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA