Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka dështuar projekt/rezoluta
serbo-ruse, për trafikun e dyshuar të organeve nga drejtues të UCK-së në
Kosovë.

Sipas raportimeve të RTK, Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, nuk ka arritur që ta vendosë projekt/rezolutën në rend të ditës.

Sipas burimit, vendet perëndimore nuk e kanë mbështetur kërkesën e zyrtarëve rusë dhe serbë, për një hetim të cështjes nën mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Diplomatët perëndimorë kanë deklaruar se misioni evropian për rendin dhe ligjin në Kosovë, EULEX, është i vetmi mekanizëm që ka juridiksion për një hetim të tillë.

Cështja e trafikut të dyshuar të organeve njerëzore u ngrit nga senatori zviceran Dick Marty, i cili akuzoi në mënyrë direkte kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci për drejtimin e tij.

Marty e akuzonte Thacin si drejtues të një grupi kriminal të stilit mafioz, i përfshirë në trafik droge, armësh dhe organesh njerëzore të të burgosurve serbë në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në Shqipëri.

Por më vonë, Marty e kuptoi që e kishte tepruar me akuzat dhe pavarësisht se KiE miratoi raportin e tij, ai deklaroi se nuk akuzonte drejtpërdrejt Thacin, por njerëz të afërt me të.

Lidhur me cështjen shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac vizitoi Shqipërinë disa muaj më parë, ku mori garanci për mbështetjen e hetimeve nga Tirana zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA