Qindra protestues u mblodhën për të disatën ditë me radhë në Haimen, provincë jugore e Kinës, për të kundërshtuar ndërtimin e një centrali të prodhimit të energjisë.
Sipas CNN, protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe sheshin para zyrave qeveritare në këtë rajon, duke kërkuar ndaljen e ndërtimit të centralit të prodhimit të energjisë elektrike, i cili sipas tyre, do të shkatërrojë edhe më tej mjedisin në gjithë zonën përreth.
CNN thotë se policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe shkopa gome për të shpërndarë protestuesit. Disa dëshmitarë raportojnë për dhjetra persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet kanë shpërndarë cdo grup personash që udhëtonin në qytet, edhe pse mund të mos kishin lidhje me protestën e ambientalistëve.
Provinca Haimen, është një ndër zonat industriale kryesore në Kinë. Miliona njerëz punosohen falë aktivitetit të industrisë në këtë rajon duke rritur nivelin e mirëqënies. Por kjo ka patur një kostot; ndotjen në nivele alarmante që, sipas autoriteteve mjekësore, ka sjellë rritjen e vdekshmërisë si pasojë e sëmundjeve të mushkërisë dhe kancerit.
Top Channel