Irak, zinxhir atentatesh në Bagdad

22/12/2011 00:00

Një seri sulmesh të koordinuara me bombë kanë tronditur kryeqytetin e Irakut, Bagdad, duke vrarë të paktën 68 persona dhe duke plagosur mbi 185 të tjerë.

Autoritete nga Ministria e Brendshme irakene kanë deklaruar se 13 lokacione janë sulmuar, përfshirë Al Amilin, në jug të kryeqytetit, dhe Halauin e Karradën, në afërsi të qendrës.

Atentatet e sotme janë më të rëndat ndër muaj në Irak dhe vijnë në një moment frike për rritjen e tensioneve sektare dhe për një shpërbërje e mundshme e qeverisë së unitetit.

Ende nuk dihet se kush ishte pas sulmeve, por gjithësesi analistët vlerësojnë se niveli i koordinimit të tyre sugjeron se vetëm Al Kaeda mund t’i ketë organizuar.

Shpërthimi i bombave mbetet në rend të ditës në Irak, edhe pse dhuna sipas autoriteteve ushtarake amerikane ka rënë ndjeshëm që pas vitit 2006, kur dhe arriti pikun.

Në Al Amil u regjistruan dy shpërthimi, i dyti nga të cilët kishte si objektiv të godiste skuadrat e shpëtimit që kishin ardhur për të ndihmuar personat e plagosur nga shpërthimi i parë.

Raghad Khalid, një mësuese kopshti në Karrada, deklaroi se shpërthimet thyhen të gjitha xhamat e dritareve të ndërtesës së vogël ku ndodhej kopshti.

“Fëmijët u tmerruan dhe filluan të qanin. Disa pjesë të makinës-bombë janë jashtë ndërtesës sonë”, ka deklaruar mësuesja për BBC.

Menjëherë pas shpërthimit në zonën e Karradës u ngrit një tym i zi dhe ambulancat vërshuan për të arritur në vendin e ngjarjes. Një tjetër qytetare thotë se fëmija e saj është mbuluar nga xhamat.

“Ajo është shumë e trembur dhe ndodhet në dhomën tjetër. Të gjitha vendet janë të qendrueshme, po ne, përse s’kemi siguri dhe stabilitet”, ka thënë Um Hanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA