Shumë shpejt përdoruesit e telefonisë mobile do të kenë mundësi të kenë më shumë mundësi në shërbimet 3G, e cila aktualisht ofrohet nga dy kompani celulare, nga katër që janë gjithsej.
Ishte vetë ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, që konfirmoi procedurën e radhës, e cila pritet të zhvillohet në muajt e parë të 2012-s.
Në takimin e zhvilluar dje, “Inovacioni përmes TIK – një mundësi për rritje të biznesit”, ministri tha se, “Në përputhje me atmosferën festive, veçanërisht në Tiranë, japim lajmin e mirë se së shpejti ne do të fillojmë procesin për licencën e tretë për 3G, për operatorët mobilë, çka do të rrisë më shumë përdorimin me cilësi të internetit të shpejtë, duke ulur më tej çmimet në tregun përkatës dhe duke bërë që interneti të jetë i mundshëm”.
Ministria e Teknologjisë parashikon që tenderi të zhvillohet këto ditë, ndërsa licenca jepet brenda muajit shkurt. Fillimi i procedurës për dhënien e licencës së tretë të 3G-së vjen pas dhënies së licencës se parë 3G në dhjetor 2010 operatorit celular “Vodafone”, kundrejt çmimit 31,4 milionë euro dhe licencës së dytë 3G në tetor 2011 operatorit celular AMC kundrejt çmimit 15,1 milionë euro.
Shërbimi 3G në celular jep mundësi për akses të shpejtë në internet apo në përdorimin e thirrjeve me video-telefonata etj. Prej kohësh kompanitë celulare kanë kërkuar nga qeveria një liberalizim të tregut, si mënyra e vetme për të konkurruar hapur dhe në shërbim të konsumatorëve.
Vetë kushtet e MSA-së detyrojnë vendin të hapë tregun dhe mos ta kushtëzojë me licenca ‘monopol’. Nevoja për para në buxhetin e shtetit nxitën qeverinë të jepte licencën kundrejt tenderëve, duke përfituar miliona euro. Nevoja për para në buxhetin e shtetit nxitën qeverinë të jepte licencën kundrejt tenderëve, duke përfituar miliona euro.
Top Channel