Greqi, “Toleranca Zero”, grupi anarkist që sulmon qeverinë

22/12/2011 17:30

Grupeve anarkiste dhe atyre ekstremiste të djathta që ushtrojnë dhe nxisin aktet e dhunës në Greqi, u shtohet edhe një grup tjetër.

Grupi më i ri, i vetëquajtur “Toleranca Zero”, nëpërmjet një komunikate të shpërndarë nëpër faqe të ndryshme interneti në Greqi, ka marrë përsipër përgjegjësinë për disa sulme me bomba molotov dhe bombola gazi të ndërmarra ditët e fundit ndaj institucioneve më të lartë në vend, përfshirë këtu edhe godinën e Ministrisë së Drejtësisë.

Grupi e përkufizon veten si organizatë anti-kapitaliste dhe shprehet se do të vazhdojë “luftën” kundër masave anti-krizë të qeverisë edhe në të ardhmen.

Ndërkohë, policia greke ka shmangur deklaratat për publikun, por burime brenda saj, thonë për mediat ndërkombëtare, se për grupin në fjalë për momentin nuk dihet asgjë, por se hetimet po vazhdojnë intensivisht dhe brenda një kohe të shkurtër, mund të identifikohen disa prej anëtarëve apo krerët e këtij grupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA