Diplomati estonez Aivo Orav është zgjedhur ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “INA”, e cila u referohet burimeve pranë kabinetit të shefes së Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Catherine Ashton.

Orav do të zëvendësojë në këtë post ish-ambasadorin Piter Sorensen, i cili pas tre muajve punë në Maqedoni udhëtoi drejt Sarajevës, ku ishte caktuar në detyrën e përfaqësuesit special të BE-së për Bosnje e Hercegovinën.

Ambasadori Orav, 46 vjec, është diplomat karriere. I lindur në Talin, ai deri më sot ka kryer detyrën e ambasadorit estonez në Turqi, ku ka mbuluar edhe tre shtete tjera të Lindjes së Mesme.

Misioni i tij i ri dhe i parë në Maqedoni në cilësinë e ambasadorit të emëruar nga BE do të nis nga fundi i janarit të vitit të ardhshëm.

Ditën e mërkurë, kabineti i zonjës Ashton njoftoi emërimin e ministrit të Jashtëm në ikje të Sllovenisë, Samuel Zbogar, si ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA