“Standard & Poor” zhvlerëson Hungarinë

22/12/2011 16:20

“Standard & Poor” informoi të hënën për zhvlerësimin e normës hungareze të kreditimit, e cila nga BB+ ka zbritur në BBB-.

Një normë e tillë kreditimi do të thotë se janë rritur rreziqet për të investuar në vend, ndërsa do bën automatikisht më të shtrenjtë huamarrjen për Budapestin.

Gjatë ditës, interesat për bonot 10-vjeçare të thesarit kapën rekordin e 9,3%, shumë mbi normën maksimale të vlerësuar si të sigurt, prej 7%. Në arsyetimin e këtij zhvlerësimi, “S&P” citoi rënien ekonomike, inflacionin e lartë dhe shqetësimin për mungesën e pavarësisë së Bankës Qëndore.

Autoritet hungareze reaguan me ashpërsi ndaj këtij zhvlerësimi. “Vendimi për të zhvlerësuar Hungarinë nuk është ndërmarrë duke shqyrtuar faktet e ekonomisë dhe sistemit tonë financiar. Me këtë vendim, “S&P” është bërë një vegël e interesave që kërkojnë dobësimin e euros përballë dollarit”, shkruhej në një komunikatë të Budapestit zyrtar.

Një javë më parë, Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndërprenë bisedimet për një hua madhore, për shkak të shqetësimit për pavarësinë e Bankës Qëndore.

Në vitin 2008, Hungaria tërhoqi një kredi prej 20 miliardë eurosh nga FMN-në, për të financuar borxhin e lartë kombëtar. Situata financiare në vend është përkeqësuar dukshëm gjatë 2011-s, me ekonominë që ka kaluar në recension dhe monedhën vendase forint që është zhvlerësuar me 12% përballë euros që prej muajve të verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA