Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka konfirmuar sot në Bruksel emërimin e Samuel Zbogar në rolin e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë.

Lajmin e bën të ditur “REL”, që citon zëdhënësen e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijancic.

Zbogar kishte deklaruar më parë për mediat sllovene se kishte aplikuar për postin në fjalë muajin e kaluar, me shpresën se me eksperiencën e tij diplomatike në Ballkan do të zgjidhej.

Zbogar, ministër i Jashtëm në ikje i Sllovenisë, do të zëvendësojë në këtë post italianin Fernando Gentilini, të cilit i skadon mandati i tij në janar.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve “AFP”, Sllovenia ka kritikuar vazhdimisht Catherine Ashton se nuk ka emëruar asnjë slloven si zyrtar të lartë në shërbimet e jashtme evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA