Me 3 muaj e 15 dite burg ka denuar Gjykata Ushtarake e Pireut vetem 2
prej 39 marinsave te nje toge te Marines Ushtarake Greke, qe akuzoheshin
nga Komiteti i Helsinkit se kane shkelur nenin 2 të Ligjit
Anti-Racizëm,pasi kane hedhur thirrje raciste ne paraden e festes
kombetare te 25 Marsit te vitit te kaluar.

37 te tjeret jane shpallur te pafajshem. Vendimi sipas gjykates eshte dhene ne baze te videos qe kishin ne dispozicion gjyqtaret dhe ne te cilen dukeshin qarte dy prej marinsave qe hidhnin thirrje raciste antishqiptare.

Dy prej personave qe kishin hartuar aktakuzen, avokati i pales akuzuese dhe perfaqesuesi i Komiteti i Helsinkit në Greqi nuk jane shfaqur ne gjykate, pasi kane deklaruar se jane kercenuar ne seancen e meparshme, e cila eshte nderprere per arsye te kaosit dhe dhunes qe mbizoteroi ne salle, nga pjesëtare te grupeve ultranacionaliste.

Madje edhe deshmitari kryesor i akuzes, gazetari qe ka xhiruar videon ne fjale eshte shfaqur me vonese dhe nen masa te rrepta sigurie. Ceshtja ne fjale shkaktoi reagime te bujshme te opinionit publik ne Greqi pas publikimit te kesaj video nga gazeta “Eleftherotipia”, ku marinsat greke bertisnin ne korr: Grek lindesh,nuk behesh kurre/gjakun tend do te derdhim, more derr shqiptar.

Mediat vendase qe mbeshtesin partite e majta, komentojne se ky fakt verteton edhe njehere se ne radhet e ushtrise,forcave te marines ushtarake dhe te policise, kane hyre elemente fashiste me pikepamje dhe ideologji raciste. Si rast te fundit per kete fakt permendin se vetem dy muaj me pare ne Athine, studentet e Akademise Ushtarake, kane kenduar ne diten e festes kombetare te Greqise himnin e juntes ushtarake te vitit 1967 ne nje prej sallave te shkolles se tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA