Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se miratimi i buxhetit të vitit 2012 në Kuvend dëshmon se ai është buxhet i zhvillimit real ekonomik të vendit.

Thaci ka falenderuar deputetët që përmes votës së tyre mbështetën buxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ai e ka cilësuar si buxhetin e rritjes së mirëqënies së qytetarëve.

Kreu i ekzekutivit, duke folur në mbledhjen e kabinetit të tij, ka thënë gjithashtu se viti i ardhshëm do të jetë viti i forcimit të shtetit të Kosovës.

“Falenderoj gjithë deputetët për aprovimin e buxhetit 2012, duke rikonfirmuar se ai është buxheti i vazhdimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës, i implementimit të shumë projekteve të rëndësishme, i rritjes së mirëqenies së qytetarëve, i vazhdimit të rritjes së pagave për punëtorët, i reformave demokratike dhe i Kosovës evropiane”, ka deklaruar Thaci.

Pa debat dhe brenda një kohe të shkurtër, Kuvendi i Kosovës miratoi të martën, në shqyrtimin e dytë, projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2012, ndryshe nga seanca e kaluar kur ishte shqyrtuar për hërë të parë e ku seanca zgjati disa orë.

1 miliard e 500 milionë euro është parashikuar të jetë buxheti për vitin e ardhshëm, i cili mori votat “pro” të 63 deputetëve, ndërsa vetëm 47 ishin “kundër”.

Lëvizja Vetëvendosje u shpreh kundër miratimit të tij në tërësi, edhe pse sipas Visar Ymerit, nga ky subjekt politik, “disa amandamente janë të pranueshme për Vetëvendosjen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA