Spanjë, formohet kabineti i ri qeveritar

21/12/2011 21:50

Kryeministri i ri i Spanjës, Mariano Rajoj, emëroi ditën e mërkurë kabinetin e ri qeveritar, një ditë pasi bëri betimin e tij zyrtar.

Luis de Guindos, ish-drejtues në “Lehman Brothers”, është emëruar Ministri i ri i Ekonomisë, ndërsa Cristobal Monteros iu besua detyra e vështirë e Ministrit të Financave.

Pas fitores së thellë të zgjedhjeve përballë socialistëve të ish-Kryeministrit Zapatero, qeverisë së re do t’i duhet të udhëheqë vendin në krizën më të thellë financiare në historinë moderne të Spanjës.

Guindos, 51 vjeç, ishte ekonomisti që drejtoi institucionin gjigant financer të “Lehman Brothers” në Spanjë, ndërsa mbajti rolin e zëvendësministrit të ekonomisë në periudhën 2002-04, kur Partia Popullore ishte në pushtet.

Montoro ka qenë gjithashtu numri dy i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në periudhën e viteve 1996-2000 dhe 2000-04, përkatësisht.

Midis emërimeve të tjera më të rëndësishme ishte ai i Jose Manuel Garcia-Mangallo si Ministër i Jashtëm dhe i Fatima Banez, ekonomiste dhe avokate, si Ministre e Punës.

Aktualisht, Spanja përballet me një rënie të zgjatur ekonomike, me një borxh shumë të lartë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe me papunësinë më të madhe në Europë, me 23% të personave të aftë për punë dhe që po kërkojnë të punësohen që nuk arrijnë të gjejnë një të tillë. Edhe më shqetësuese është papunësia midis të rinjve, e llogaritur deri në 46% për grupmoshën 18-25 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA