Anëtari i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegovic ka deklaruar se Bosnja nuk do të bëhet kurrë pjesë e Serbisë së madhe.

Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadollia”, Izetbegovic ka paralajmëruar se ata që do të nxisin këtë gjë do të përballen me probleme serioze.

Reagimi i Izetbegovic ka ardhur pas deklaratës së presidentit të Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, se Bosnja do të shpërbëhet atëherë kur faktori ndërkombëtar nuk do ta mbështesë më.

“Boshnjakët nuk e kanë dhënë vendin e tyre ne vitin 1992 dhe nuk do ta bëjnë këtë as pas 20 vjetësh”, ka deklaruar Izetbegovic për agjencinë turke.

Presidenti Dodik kishte deklaruar se, Bosnja ndodhet në fazën e shpërbërjes dhe se atë nuk do të mund ta ndihmojë askush, madje as Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA