Kryeministri i Irakut, Nouri Maliki, i kërkoi autoriteteve vendore kurde në veriun e vendit që të dorëzojnë ish-zëvendëspresidentin Tariq al-Hashemi, i akuzuar për lidhjet e tij me organizatat terroriste.
Një mandat-arresti për politikanin më të lartë sunit në vendin me shumicë shiite u lëshua të hënën. Vetë al-Hashemi është shprehur i gatshëm të përballet me akuzat, por vetëm nëse gjykimi i tij bëhet në krahinën kurde, ku ai gëzon një përkrahje të thellë.
Në shenjë solidarizimi me liderin e tyre, blloku parlamentar i ish-zëvendëspresidentit vendosi gjatë javës të bojkotojë parlamentin dhe kabinetin qeveritar, deri në tërheqjen e akuzave.
Iraku, një vend që i ka vuajtur shumë tensionet ndërfetare në të shkuarën, është veçanërisht i ndjeshëm nga mundësia e një konflikti me sfond fetar.
Sipas autoriteteve, Hashemi ka sponsorizuar disa grupime militante dhe ka autorizuar truprojat e tij besnike që të ndërmarrin aksione kundër godinave të institucioneve.
Aktualisht, Hashemi ndodhet në qytetin e Irbilit, ku gëzon mbrohjen e autoriteteve të krahinës së vetadministruar me shumcië kurde. Mandati për arrestin e tij erdhi vetëm disa ditë pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga vendi.
Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i adresoi të mërkurën një thirrje për më shumë bashkëpunim drejtuesve kryesorë irakenë.
Top Channel