
Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut ndëshkoi me burgim të përjetshëm dy organizatorë kryesorë të genocidit në shtetin afrikan të Ruandës, ndodhur në vitin 1994.
Masa u vendos mbi Matthie Ngirumpatse dhe Edouard Karemera, dy antarë të lartë të partisë atëherë në pushtet, e cila organizoi një shfarrosje masive të 800 mijë personave, “fajtorë” se i përkisnin një pakice kombëtare të ndryshme nga ajo në pushtet.
Në vendimin e gjykatës, Ngirumpatse dhe Karemera u konsideruan si “bashkëfajtor në një ndërmarrje të paprecedent kriminale”.
”Juria dënon në mënyrë unanime Ngirumpatsen me burgim të përjetshëm”, deklaroi gjykatësi Dennis Byron, përpara se të lajmëronte të njëjtën masë për të pandehurin e dytë.
Gjykata provoi gjatë gjykimit se të dy drejtuesit partiakë kishin qenë përgjegjës për organizimin dhe shpërndarjen e armëve për milicinë e Interahamves, e cila u bë realizoi masakrat e saj kryesisht nëpërmjet armëve të ftohta, si thikat e kasapëve dhe shpatat.
Në procesin e genocidit ruandez, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës u zhvendos në qytetin tanzanes të Arushës për arsye logjistike.
Top Channel