Eurozona, Bankat përfitojnë nga huatë e lira

21/12/2011 00:00

Bankat e Eurozones kanë nxituar të përfitojnë huate e lira trevjecare të
ofruara nga BQE-ja, duke marrë borxh në total gati 490 miliardë euro.

Banka Qendrore Europianë po shpresonte të jepte 450 miliardë euro hua për të ndaluar një tjetër ngërc gjunjëzues të sistemit bankar. Kur u njoftua plani, presidenti francez Nikolas Sarkozy deklaroi se bankat mund t’i perdorin keto para per te investuar ne borxhin e eurozones.

Por mjaft analiste shprehen skeptike mbi ndjekjen e kesaj rruge. “Operacioni trevjecar i rifinancimit nga BQE-ja eshte nje lloj nxitjeje ne drejtim te permbushjes se nevojave per likuiditet”, thote Jonathon Loynes i ‘Capital Economics’.Por nderkohe qe ky hap mund te ndihmoje ne çtensionimin e tregjeve te kreditit dhe te ndihmoje sistemin e huadhenies, nuk na ngroh shume ideja se levizja do te arrije te zbuse edhe krizen e borxhit te jashtem ne eurozone, teksa bankat i perdorin fondet per te grumbulluar sasi te medha bonosh qeveritare periferike.

Kjo ishte oferta e pare e huave trevjecare nga BQE-ja dhe ndonese shihet ne mase te madhe si sukses, impakti i saj mbi ekonomine e zones se euros, ende eshte i paqarte. Per mjaft ekonomiste, lajmi i mire eshte se ne tre vjet, bankave nuk do t’u duhet me te shqetesohen per likuiditet, ndersa interesat e borxheve qeveritare kane nisur te ulen, duke qene se institucionet financiare po i blejne per t’i perdorur si kolateral.

Top Channel