Autoritetet serbo-boshnjake arrestuan në veri-perëndim të vendit të ashtuquajturën “vajza monstër”, e kërkuar që pas përfundimit të konfliktit në vitin 1995 në Bosnje.

Monika Simonovic Ilic u arrestua mbrëmjen e së martës në qytetin e Prijedorit në moshën 36-vjecare. Ajo kërkohet nga autoritetet e drejtësisë vendase dhe ndërkombëtare për krime lufte të kryera gjatë viteve 1992-1995.

Sipas dëshmive të mbledhura nga ish-të burgosur myslimanë të kampit të Lukas në Bërcko, Simonovic Ilic, gjatë viteve të luftës, kur ishte vetëm 17 vjec, ajo ka torturuar në mënyrë c’njerëzore të burgosurit myslimanë.

Dëshmitë tregojnë se si Ilic, në atë kohë adoleshente, u hiqte sytë e thonjtë të burgosurve myslimanë, duke përdorur pinca e bisturi në kampin e Bërckos.

Pikërisht nga format c’njerëzore të torturave që kryente, ajo nisi të quhej nga të gjithë: “vajza monstër”. Ajo pritet të dalë para gjykatës në Sarajëve në ditët e para të vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA