Çeki, nderim e homazh për Havel

21/12/2011 00:00

Cekët kanë dalë nëpër rrugë për t’i bërë nderimet e fundit
ish-presidentit Vaclav Havel. Mijëra vetë ndoqën në heshtje arkivolin e
tij deri në kështjellën e Pragës, ku trupi është vendosur per homazhe.

Procesioni i gjate i njerezve shenon edhe fillimin e tri dite zije kombetare ne nder te disidentit te dikurshem, shkrimtarit dhe presidentit te pare te Cekosllovakise post-komuniste, te shuar ne moshen 75-vjecare.

Gati 10.000 vete, shumica te veshur ne te zeza kane ndjekur arkemortin ne rruget e kryeqytetit cek. Havel ishte per ne modeli i njeriut qe deshiron te jetoje ne vertetesi, ne harmoni te plote me ndergjegjen e vet dhe nuk ka frike te vuaje per kete, tha per AFP-ne nje nga pjesemarresit, Jaroslav Mino.

Kortezhi i permotshem kaloi ne zemren e qytetit te vjeter permes asaj qe njihet si rruga mbreterore, e perdorur per shekuj te tere nga mbreter e perandore. Ne kazermat e Gardes se keshtjelles, arkivoli u mbeshtoll me flamurin cek e u vendos  ne nje karroce te terhequr nga 6 kuaj, shoqeruar nga ushtare ne uniforme ceremoniale.

Trupi i tij prehet tani ne hollin vladisllav te shekullit te 15-te. Ceremonia mortore e se premtes ne katedralen e Shen Vitusit do te shenoje te parin funeral shteteror ne republiken ceke qe nga shpallja e pavaresise, ku pritet te marrin pjese titullare nga e gjithe bota. “Havel na Hrad” thirrën demonstruesit nëntorin e vitit 1989 në sheshin Vencel të Pragës, qe do te thote “Haveli ne kala”.

Shkrimtari trup-imet, që asokohe ndodhej ende në burgun komunist, duhet të bëhej tani president. Qendrimin per nje kohe aq te gjate ne krye te shtetit, ai do ta pershkruante me vone si njeren prej gjerave me absurde te presidences se vet, bashke me faktin e cuditshem qe me vone do te behej qytetari i pare i dy shteteve:  një herë i Çekosllovakisë dhe pastaj i Çekise qe prej vitit 1993.

Top Channel