Banka Qëndore e Hungarisë rriti normën bazë të interesit në 7%, nga 6,5%, në atë që ishte rritja e dytë brenda muajit.
Ekspertët e kanë interpretuar këtë vendim të autoriteteve si një sinjal i qartë i krizës ekonomike që po përjeton vendi. Budapesti zyrtar është duke negociuar me FMN-në marrjen e një huaje madhore, por javën e fundit bisedimet ngecën për shkak të dyshimeve rreth pavarësisë së Bankës Qëndrore.
Partia në pushtet ka propozuar në parlament një ligj për ndryshime në statusin e institicionit, ndryshime që nëse do të realizohen, sipas guvernatorit Andras Simor, do të bëjnë që Banka të jetë në mëshirën e tekave të politikanëve.
Hungaria është vendosur shpesh në qendër të kritikave ndërkombëtare, për disa politika agresive të ndjekura nga Kryeministrit në pushtet, Viktor Orban. Midis kritikave kryesore ndaj qeverisë së tij nga komuniteti ndërkombëtar, ishte vendosja e një ligji që justifikonte censurën mbi mediat në disa raste specifike.
Përveç krizës ekonomike, Hungaria po përballet edhe me një inflacion të lartë, me monedhën vendase forint që ka pësuar një rënie prej 12% ndaj euros, që prej muajvce të verës.
Top Channel