Suedia vuan pasojat e krizës së Eurozonës

20/12/2011 16:35

Suedia reduktoi normën bazë të interesit për herë të parë që prej korrikut 2009, në një lëvizje që synon të zbusë efektet e krizës së Euruzonës në vendin që përdor monedhën krona.

Banka Qëndore e Suedisë reduktoi normën bazë të interesit në 1,75%. “Zhvillimi i dobët i ekonomisë së monedhës së përbashkët euro po krijon pasoja të mëdha edhe në ekonominë suedeze”, lexohej në një komunikatë të Bankës Qëndrore.

Kryesisht, Suedia është dëmtuar nëpërmjet uljes së ndjeshme të kërkesës për prodhimin e saj, ndërsa parashikimet flasin për një reduktim të mëtejshëm të eksporteve në vitin e ardhshëm.

”Norma bazë e interesit mund të mbërrijë në 1,25% brenda disa muajve të ardhshëm, pasi kriza po vjen në përkeqësim”, deklaroi një ekspert. Reduktimi i normës bazë të interesit do të thotë se autoritete janë duke realizuar një përpjekje për të lehtësuar huamarrje, në të njëjtën kohë që shkurajohen depozitat, në mënyrë që më shumë likuiditete të qarkullojnë në treg.

Ditën e hënë, shtëpia gjigante automobilistike suedeze, “SAAB”, lajmëroi për tërheqjen e saj përfundimtare nga tregu, duke shpallur falimentimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA