Marrëveshjet e arritura në Bruksel në dialogun Kosovë-Serbi, nënkuptojnë edhe shuarjen e strukturave paralele serbe, sidomos në fushën ku është arritur ndonjë marrëveshje.

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, që njëherësh udhëheq delegacionin e Kosovës në këtë dialog teknik, ka marrë disa shembuj ku zyret e strukturave paralele serbe kanë filluar të shuhen pikërisht për shkak të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, siç është ajo për targat e automjeteve dhe për regjistrat civil.  

Një përgjigje të tillë zëvëvëndëskryeministrja Tahiri e dha në Kuvendin e Kosovës, pas pyetjes parlamentare të deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, se “nëse strukturat paralele janë eleminuar më 1 nëntor të këtij viti, ashtu siç është premtuar më herët?”.

Për deputetin Aliu, kjo nuk ishte një përgjigje konkrete, pasi që zëvëndëskryeministrja, sipas tij, po flet për procese që nuk dihet se sa zgjatin.

Deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë arritur gjashtë marrëveshje, ndërsa Prishtina zyrtare ka akuzuar Beogradin për mos-zbatim të disa prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA