Video/ Mike Waltz bën pompa me marinsat në vizitë zyrtare në Gjenevë, Ambasadori amerikan tregon gatishmërinë fizike si pjesë të lidershipit Dhjetra dezertorë të ushtrisë janë vrarë nga trupat siriane, pasi ata u përpoqën të largohen nga bazat e tyre dhe të bashkohen me protestat kundër qeverisë, bën të ditur BBC.
Me bazë në Londër Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se më shumë se 70 të larguarit u qëlluan në provincën veri-perëndimore Idlib.
Ngjarja ende nuk është verifikuar ende pasi si media e huaj është ndaluar të raportojë nga Siria.
Observatori tha se dezertorët u vranë në Idlib me një mitraloz të artilerisë së rëndë, pasi ata u përpoqën të iknin.
Incidenti është raportuar edhe nga aktivistë lokalë në terren në Siri.
Observatori citoi të mbijetuarit e plagosur të cilët pohuan se më shumë se 70 persona janë vrarë në provincë, një nga fortesat kryesore për dezertorët e ushtrisë.
Gjithashtu nga Observatori u bë e ditur se të paktën 13 protestues u vranë në Siri të hënën. Ndërsa kanë humbur jetën në luftimet me rebelët e armatosur edhe tre ushtarë të qeverisë në Idlib.
Më parë Damasku ra dakord për një marrëveshje me Lidhjen Arabe për të lejuar vëzhguesit të hyjnë në Siri.
Ministri i jashtëm sirian Valid Muallem tha se Liga Arabe i kishte pranuar ndryshimet e kërkuara nga Damasku.
Lidhja Arabe tha se një ekip i kulifikuar i vëzhguesish do të shkojë në Siri gjatë kësaj jave.
Top Channel