Pa debat dhe brenda një kohe të shkurtër Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtimin e dytë projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012, ndryshe nga seanca e kaluar kur ishte shqyrtuar për hërë të parë e ku seanca zgjati disa orë.

1 miliardë e 500 milionë euro është parashikuar të jetë buxheti për vitin e ardhshëm, i cili votat “pro” të 63 deputetëve, ndërsa vetëm 47 ishin “kundër”.

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër miratimit të tij në tërësi, edhe pse sipas Visar Ymerit nga ky subjekt politik “disa amandamente janë të pranueshme për Vetëvendosjen”, ashtu sikurse edhe dy subjektet tjera opozitare, LDK dhe AAK.

Sipas paraqitjeve të mëhershme të detajeve të buxhetit për vitin 2012, të ardhurat e rregullta buxhetore janë parashikuar të kapin vlerën e 1 miliardë e 361 milionë eurove, apo 4% më të larta se në vitin 2011. Në miratimin e parë që i është bërë javë më parë ligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm, Lidhja Demokratike e Kosovës pati propozuar që projekti i ndërtimit të autostradës të përfundojë më 2014-n e jo më 2013-n. Sipas LDK-së, edhe privatizimi i Postë Telekomit të Kosovës duhet të shtyhet për vitin 2013-n për shkak të dividencës prej 60 milionë euro që qeveria merr çdo vit nga posta.

Kryeministri Hashim Thaçi, kishte kundërshtuar një ide të tillë, pasi sipas tij një ndërpreje e punimeve në autostradë do të kishte ndërprerje e zhvillimit ekonomik. Sidoqoftë, 296 milionë euro janë parashikuar të shkojnë në ndërtimin e pjesës tjetër të autostradës gjatë vitit 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA