Numri i vdekjeve për shkak të motit të ftohtë në veri të Indisë është rritur në 39, bëjnë të ditur mediat loakle. Shumica e vdekjeve janë regjistruar në shtetin Utar Pradesh.
Ndërsa Punxhabi dhe Harjana janë mes shteteve të tjera veriore të prekura nga vala e acarit. Vdekjet kanë prekur kryesisht personat e pastrehë dhe ata në moshë të thyer.
Javën e kaluar, Gjykata Supreme e vendit urdhëroi shtetet e vendit aziatik që të siguronin cadra nate për të pastrehët gjatë dimrit. “Ju nuk duhet të lejoni as edhe një person që të vdesë këtë dimër nga i ftohti”, deklaroi gjyqtari.
Mjegulla e dendur dhe erërat e ftohta kanë përfshirë veriun e Indisë, me temperatura nën zero që kanë prekur kryesisht Kashmirin indian.
Mediat lokale raportojnë se nëntë persona kanë vdekur në Punxhab dhe dy në Utar Pradesh që nga mbrëmja e së dielës.
Kryeqyteti Nju Delhi është gjithashtu nën kërcënimin e të ftohtit, me temperatura që po shkojnë në 2.3 gradë Celsius dhe me një mjegull që po corodit fluturimet.
Moti i ftohtë ka detyruar autoritetet që të mbyllin shkollat në shtetin e Biharit deri më 25 dhjetor. Ndërkohë që një zyrtar nga instituti meteorologjik ka deklaruar se i ftohti do të vazhdojë edhe për shumë ditë.
Pavarësisht se India konsiderohet një vend që po zhvillohet me hapa marramendës, me një ekonomi që po e kthen vendin në një superfuqi, varfëria vazhdon të jetë shumë e pranishme.
Top Channel