“Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa Kastriot Islami nuk do të jetë më deputet i Partisë Socialiste pas vendimit të marrë nga grupi parlamentar për c’rregjistrimin e tij si pasoje e thyerjes nga ana e Islamit të një vendimi politik të kësaj strukture.
Ajo ka të bëjë me votimin kundër kandidaturës së kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë ku zoti Islami duke thyer vendimin e marrë nga grupi i PS është larguar nga procesi.
Në procesin e votmit 4 deputetë kanë qenë kundër c’rregjistrimit të zotit Islami: Arben Malaj, Tom Doshi, Hazir Gashi, dhe Marko Bello, dy të tjerë kanë abstenuar Pandeli Majko dhe Ethem Ruka, ndërsa 50 deputetë të tjerë kanë votuar pro c’rregjistrimit të tij.
Në mbledhjen e grupit kanë munguar deputetët Ben Blushi, Andis Harasani, Damian Gjiknuri, Arta Dade, Eltar Deda, Fidel Ylli, vetë Islami dhe Rudina Seseri e cila ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes dhe pritet zëvendësimi i saj nga kandidati i radhës në listat e 2009 në qarkun e Durrësit.
“Deputeti Kastriot Islami,u largua nga votimi duke shkelur vendimin politik, plotësisht i vetëdijshëm për përmbajten e normës statutore në rastin e kësaj shkeleje. Çka nënkupton automatikisht c’rregjistrimin e tij nga grupi parmlamentar i PS”, tha në një dalje për mediat deputeti, Tulant Balla.
Në të njëjtën kohë deputeti Islami nga Kryesia e Kuvendit e quajti përjashtimin e tij fryt të hakmarrjes së kreut të PS Rama pas qëndrimeve të tij kritike ndaj mënyrës së drejtimit të kësaj force politike.
“Kjo ngjarje do të mbetet në histori si njolla më e zezë e Partisë Socialiste. Vendimi u morr në errësirë të plotë dhe mungesë të medias dhe këtë do ta definoja veprim stalinist”, reagoi Islami.
Top Channel