Balancat dhe siguria e vendosur gjatë regjimit të Kim Jong-il, mbi arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut, mund të kërcënohen pas vdekjes së tij.
Pikërisht për këtë fakt, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (AIEA) ka paraqitur kërkesën tek autoritetet e vendit komunist për të ushtruar një inspektim në terren. Agjencia kërkon të dërgojë një grup inspektorësh të cilët do të mbikqyrin sigurinë e mbushjeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Kërkesa e ANEB mbërrin pas vdekjes së “liderit të dashur”, Kim Jong-il dhe ardhjes në pushtet si lideri supreme, i djalit të tij, Kim Jong-un, për të cilin pak dihet nga ndërkombëtarët.
Ndërkohë, në vendin komunist vazhdon zia 10-ditore për ndarjen nga jeta në moshën 69-vjecare të Kim Jong-il. Ai ndërroi jetë ditën e shtunë pas pësimit të një infarkti kardiak, sipas agjencive të lajmeve shtetërore koreano-veriore, “duke punuar për popullin”.
Top Channel