Spanjë, plani për shpëtimin ekonomik

19/12/2011 15:20

Kryeministri i ri  Spanjës, Mariano Rajoj, vendosi në qendër të strategjisë së tij të zhvillimit reduktimin e borxhit kombëtar, ndërsa paralajmëroi disa përjashtime nga taksat për kompanitë që nxisin punësimin apo rrisin investimet.

Në një fjalim përpara parlamentit, ditën e hënë, Rajoj theksoi se objektivi i tij është të reduktojë defiçitin me 16,5 miliardë euro deri në fund të vitit të ardhshëm, por këtë do ta bëjë në të njëjtën kohë që do të lehtësojë barrën fiskale për bizneset e vogla.

Në zgjedhjet e muajit nëntor, Partia Popullore e Rajoj fitoi me një diferencë të madhe ndaj socialistëve të Zapateros, të ndëshkuar nga rritja e madhe e papunësisë dhe e krizës ekonomike në vend.

Me një papunësi prej 23%, më e larta në Bashkimin Europian, përparësia e qeverisë së re spanjolle është krijimi i vendeve të reja të punës. Edhe më shqetësuese është në Spanjë situata midis të rinjve, me 46% të atyre që kërkojnë një punën nën 25 vjeç që nuk janë në gjendje të gjejnë një të tillë.

Ndonëse ambicioz, plani i Rajoj është konsideruar si më realist dhe më pak ndëshkues se ai i socialistëve, që në rast fitoreje, kishin hartuar një plan të madh kursimi, i cili synonte të reduktonte borxhin me 6% në vitin 2012 dhe 9,2% në vitin pasardhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA