Forcat ruse të shpëtimit po vazhdojnë kërkimet intensive për të mbijetuar, një ditë pasi një platformë naftënxjerrëse detare u përmbys me 67 punëtorë në të, por lajmëruan se ka shumë pak gjasa të gjejnë ende të gjallë ndonjë prej të humburve.
14 të mbijetuar dhe 14 trupa janë gjetur në vendngjarje, ndërsa 39 persona janë konsideruar të zhdukur, pas aksidentit të ndodhur në platformën e Kolskajës, pranë Ishujve Sakhalin, në lindje të Rusisë.
Temperaturat gjatë natës kanë rënë në zonë deri në -25 gradë, ndërsa një pjesë e detit është ngrirë. “Në këto kushte, duhet një mrekulli që të gjejmë ende njerëz të gjallë. Me temperatura të tilla, një njeri mund të rezistojë në det vetëm për disa minuta, ndërsa nëse është në një mjet lundrimi të hapur, si barkat e shpëtimit, jo më shumë se 24 orë, gjithmonë nëse i bën ballë erës së fuqishme”, u shpeh me dëshpërim një prej antarëve të forcave të shpëtimit.
Pesë gomone shpëtimit janë rikuperuar, por të gjitha të boshatisura. Një peshkarexhë në zonë lajmëroi se kishte parë një gomone me njerëz duke u transportuar nga rryma drejt jugut, por nuk dihet nëse njerëzit e ndodhur në të ishin të gjallë apo jo.
E përballur me erëra të forta dhe me dallgë deri 12 metra, struktura e plarformës pësoi një dëmtim të dielën dhe u shëmb disa orë më pas, ndërsa punëtorët ishin duke pritur mbërritjen e helikopterëve transportues. Ajo ndodhet 200 kilometra nga bregu më i afërt i tokës.
Top Channel