Reshjet, dy aksidente nga lagështira

19/12/2011 21:55

Një aksident me një  bilanc tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Mirakë. Mjeti tip “Benz” me targa të Elbasanit është përpalsur me një fuoristradë.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Ibrahim Shabani, 38 vjec, i cili ka qenë pasagjer në mjetin me targa të Elbasanit.

Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve, Aleksander Buda dhe Petrit Qosja, si dhe tre pasagjerët që udhëtonin në mjetin tip fuoristradë, Sokol Qosja, Elvis Kraja dhe Fatjon Boshnjaku.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por lagështira në rrugë duket se ka qenë stimuluese në aksident.

Ndërkohë, po gjatë orëve të pasdites, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur përgjatë aksit Korcë-Ersekë, ku një mjet ka dalë nga rruga. Si pasojë e rrëshqitjes është regjistruar një viktimë, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Klodian Dauti, 31 vjec, ka humbur jetën si pasojë e goditjes, ndërsa 32-vjecari Hysni Nuredini, i cili ishte duke udhëtuar me të njëjtin mjet është shoqëruar për në spitalin rajonal të Korcës në gjendje kritike për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë shkaktuar aksidentin, por edhe këtu mendohet se mund të jetë një rrëshqitja si pasojë e lagështirës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA